Potete contattarci in qualsiasi momento al numero gratuito 0800-20-40

Equimatic- sherbimi elektronik i karburanteve

Konsiderohet një ndër shërbimet luks sa i takon nivelit aktual teknologjik që operon aktualisht Shqipëria.

“Equimatic” ofron shërbimin me kartë abonimi si për shitësit e pikës që identifikohen me anë të një karte elektronike ashtu dhe për abonentët e thjeshtë që mund të abonohen dhe të marrin këtë shërbim sipas kërkesës në litra apo në lek qoftë ky një kufizim mujor, javor apo ditor. Karta bën të mundur kontrollin e sasisë aktuale në depozitat e pikës, si dhe kërkesën për furnizim nga pika në qendër, sikurse realizon lidhjen me kamerat e pikës së shitjes për monitorimin e tyre, sa i takon shitjeve për secilin pistoletë të pompës dhe emrin e shitësve që kanë bërë shitje. Pra, mundëson një transparencë të plotë për subjektin.

Backoffice

  • Të gjitha të dhënat ditore transmetohen në një server të pikës në zyrat qendrore. 
  • Versioni backoffice ofron shërbimin e menaxhimit të të gjitha pikave që kanë versionin frontoffice. 
  • Nga backoffice mund të ndryshojmë çmimin e karburantit për pikat që dëshirojmë, mund të aktivizojmë karta për klientët, të kontrollojmë si ecin me shitjet pikat e karburantit. 
  • Ofrohet dhe shërbimi webreport për pikat nga ku mund të kontrollojmë shitjet, sasinë e depozitave, të shohim vendndodhjen e pikës së karburantit.