Mund të na kontaktoni në çdo kohë në numrin pa pagesë 0800-20-40

AED: Biznesi, partneri ynë jo vetëm në shitje, por edhe në shërbim

E Hene, 6 Dhjetor 2010

Lajme te tjera

Procesi i instalimit të biznesit me kasa fiskale ka hyrë në vitin e tretë dhe tashmë ndodhet në fazën delikate të saj. Biznesit kryesor në vend i kanë mbetur edhe një muaj afat për të vendosur kasën, sikurse e parashikon vendimi i qeverisë. Por ajo çfarë po ndodh me procesin aktualisht është fakti i një keqkuptimi të lindur nga një vendim i qeverisë lidhur me rimbursimin e kasës. Kompania e cila po ofron shërbimin e instalimit dhe disa produkte kasash të certifikuara nga Ministria e Financave, shpjegon në thelb përmbajtjen e VKM-së. Afati ligjor që ka përcaktuar Këshilli i Ministrave është 31 dhjetor 2010, pra periudha kur duhet të mbarojë procesi i instalimit i kasave fiskale për të gjitha tipat e certifikuar dhe të autorizuar nga Ministria e Financave. “Më duhet të sqaroj në të mirë të procesit se ka një keqkuptim, sikur afati ka ndryshuar, pra është shtyrë, por në fakt, nuk ka një vendim të tillë dhe nuk do të ketë. Qeveria rimburson tatimpaguesin me 44 mijë lekë për kasën e blerë brenda afatit të vendosur 31 dhjetor. Nëse biznesi pajiset brenda këtij afati, atëherë ai do të rimbursohet, në momentin që do të paguhet kësti i parë i taksave vendore, që përkon deri në fundin e muajit shkurt, pra më 28 shkurt”,thote Drejtori i Pergjithshem i kesaj kompanie, Z.Bledar Balla. Sakaq, nga tatimet bëhet e ditur se nuk do të ketë shtyrje afati sikurse pretendohet nga biznesi.

Lidhur me raportin që AED ka me bizneset, Balla vë në dukje disa elemente, që për drejtuesit e kompanisë janë shumë të rëndësishme. “Ai tatimpagues që troket në dyert tona duhet të kuptojë se për stafin tonë nuk është thjesht një biznes, por partner, të cilit i dedikohet shërbimi më i mirë i mundshëm. Ajo çfarë ne duam që biznesi të kuptojë është fakti se për AED nuk ka shumë rëndësi shitja e kasave, por shërbimi që ofrohet”, theksoi Balla. Sipas tij, AED ofron një sërë produktesh, me çmime konkurruese dhe cilësi të lartë. “Duke kuptuar qartë se biznesi kërkon çmim më të ulët, krijuam një pajisje të cilësisë së lartë, por me çmim konkurrues në treg. Ajo që dua të veçoj është fakti se çmimi i ulët nuk nënkupton uljen e cilësisë së shërbimit, por ne po përpiqemi që klientëve të mos u mungojë në asnjë çast shërbimi teknik”, tregon Balla. Kompania ka vendosur në shërbim të klientëve të saj edhe numrin jeshil pa pagesë, 08002040, si dhe një grup teknikësh në gatishmëri për 12 orë në ditë.

Ndërtimi i rrjetit kompjuterik në një bazë ushtarake.

Ndërtimi i rrjetit kompjuterik në një bazë ushtarake.

7 Shtator 2017

lexo më shumë

OSHEE

OSHEE

7 Shtator 2017

lexo më shumë

Kontraktori i sha OSHEE për zhvillimin e kontrollit për monitorimin e nënstacionit të ri 110/35/10 kV në Çorovodë.

Kontraktori i sha OSHEE për zhvillimin e kontrollit për monitorimin e nënstacionit të ri 110/35/10 kV në Çorovodë.

31 Gusht 2017

lexo më shumë

Bli kasën me këste!

Së bashku ti themi JO evazionit fiskal!

9 Tetor 2015

lexo më shumë