Mund të na kontaktoni në çdo kohë në numrin pa pagesë 0800-20-40

Shitja është njëri proces, shërbimi pika kryesore

E Marte, 15 Shkurt 2011

Lajme te tjera

Sa e rendësishme është për biznesin vendosja e kasës fiskale?

                                                                                                                                                                                          Procesi i vendosjes së kasës fiskale në vendin tonë konsiderohet tepër kompleks për shumë arsye. Më e rëndësishme ka të bëjë me faktin se më parë është tentuar dy herë për të vendosur kasa fiskale, por realizimi nuk ka qenë i suksesshëm. Për këtë shkak biznesi, që i ka paguar më parë këto pajisje druan se procesi mund të dështojë sërish.
Faktet treguan të kundërtën. Procesi në fillim ishte tepër i lodhshëm, pasi u vendosën standarde të reja, në përputhje me sistemin e kërkuar nga Ministria e Financave. Sot biznesi i ka të gjitha mundësitë që të transmnetojë online përmes kasës të gjitha të dhënat që regjistron në pajisje.
Rëndësia për biznesin lidhet me faktin se e bën tregun akoma e më konkurrues, pasi të gjithë deklarojnë para tatimeve për xhirot që kryejnë dhe ku askush nuk mund të pretendojë se “konkurrenti” nuk i paguan taksat. Pra ky proces formalizon tërë ekonominë e vendit.

Mund të na thoni si po ecën procesi i instalimit të kasave, pra sa pajisje janë vendosur deri tani?


Mund të them se procesi po ecën goxha mirë, pavarësisht pengesave të ndryshme gjatë rrugës. Aktualisht, janë rreth 57 mijë biznese të pajisura me kasa fiskale, ndërsa mbeten ende subjekte pa kasa. Procesi eci mirë edhe falë punës së kryer nga shoqëritë e kasave, megjithatë mund të them se ka ende për të bërë, pasi nga sa kam dijeni, janë edhe të paktën rreth 20 mijë biznese për tu pajisur me kasa fiskale. Megjithatë, shifrat e sakta i disponon vetëm drejtoria e tatimeve.
Sikurse thash më sipër, situata paraqitet pozitive. Instalimi i kasave është i shtrirë në të gjithë vendin, ku më së shumti në Tiranë, natyrisht për shkak të përqëndrimit të numrit të madh të bizneseve.

Folëm për instalimin e kasave, po për shërbimin, çfarë mund të na thoni, si ofrohet ai, sa i rëndësishëm është?


Kompania AED e ka përqendruar pjesën më të madhe të punës dhe filozofinë në shërbimin ndaj biznesit. Shitja e kasës është vetëm një proces i rëndësishëm, kurse shërbimi i biznesit për pajisjen konsiderohet pika kryesore e kompanisë.
I kemi marrë të gjitha masat sa i takon shtrirjes në të gjithë vendin me hapjen e degëve, asistencën korrekte dhe në çdo orë të ditës. Kemi ofruar të gjithë forcën tonë të shërbimi ndaj biznesit, në mënyrë që përdorimi i kasës të jetë sa më i thjeshtë.
Shumë shpejtë shërbimet tona do të jenë akoma e më efikase. Në planet e afërta të AED është ofrimi i asistencës teknike online, pra direkt nga zyra qendrore. Kjo e bën të pashmangshme mosidentifikimin e biznesit që ka probleme me kasat fiskale. Pra do të ofrojmë shërbime tepër të përparuara në mënyrë që biznesit ta ketë më të lehtë funksionimin e kasës.

Së fundmi keni mbyllur procesin e instalimit të kasave edhe për depozitat e gazit, sikurse vepruat pak kohë më parë edhe për karburantet. Sa i rëndësishëm ëhstë ky proces dhe si u arrit?

                                                                                                                                                                                              Fiskalizimi i rezervave të gazit konsiderohet një nëdr të proceset më të rëndësishme. Për realizimin e ëtij objektivi kompania jonë ka shpenzuar energji të tëra dhe koha të madhe, pasi është punuar më shumë se një vit. Kemi analizuar, studiuar, testuar dhe më pas impelmentuar sistemin e kasave në depozitat e gazit, proces ky i ndërlikuar, por jo i parealizueshëm, sikurse pretendohej më parë nga bizneset e sektorit.
Ky proces ëhstë shtrirë edhe në ika të tjera, si në depozitat e ARMO-s, apo në magazinat doganore, sikurse do të implomentohet në çdo njësi matëse, pasi kështu e kërkon standardi i miratuar.
Fiskalizimi i depozitave i jep mundësi si biznesit ashtu dhe organve të fiskut të shikojnë në kohë reale të dhënat që transmetohen, si në vlerë, ashtu dhe në sasi, në çdo kohë. Sistemi garanton shërbim të plotë dhe në kohë reale. Kemi instaluar pajisje në të gjitha pikat e shumcës në Porto romano dhe në Ballsh. Rezultat kanë qenë pozitive.
Procesi i fiskalizimit në sektorin e hidroakrburave u nda në dy faza, nëse mund ta quaj kështu. Sikurse e përmanda më lartë, e mbyllëm me pikat e karburanteve.
Te faza e dytë, në pikat e depozitimit me shumicë të gazit, nisëm studimin për të parë mënyrën e implementimit të pajisjes, proces ky i ndryshëm nga i pari për shkak të specifikave. Në fillim pati një lloj keqkuptimi me shoqëritë e gazit, por me kalimin e kohës çdo gjë u sqarua. Të gjithë e kuptuan, sikurse dhe ne të parët, që ky proces ishte i pakthyeshëm dhe i njëjtë si standard për të gjitha llojet e aktivitetit në sektorin e hidrokarbureve. Si përfundim, procesi konsiderohet i realizuar dhe faktet vërtetojnë se lëvizja e gazit në tubacione regjistrohet online në pajisjen fiskale.

Kur mbyllet procesi i vendosjes së kasave, pra cili ëhstë afati përfundimtar?


Sa i takon afateve, sikurse e parashikon VKM-ja, mund të them se ato janë mbyllur. Pra nuk ka më afate. Gjatë procesi të instalimit të kasave ka patur shkëputje, siç është rasti i funit, kur biznesve të vogla iu dha mundësia t’i vendosnin pajisjet brenda datës 28 shkurt, në mënyrë që të përfitonin rimbushim nga qeveria.
Procesi do të vijojë deri në mbylljen e të gjithë ciklit të bizneseve që nuk kanë kasa, që sikurse tham kanë mbetur edhe 20 mijë.

Intervistë e Drejtorit të Përgjithshëm të AED, Bledar Balla, botuar në gazetën “Metropol” 

Ndërtimi i rrjetit kompjuterik në një bazë ushtarake.

Ndërtimi i rrjetit kompjuterik në një bazë ushtarake.

7 Shtator 2017

lexo më shumë

OSHEE

OSHEE

7 Shtator 2017

lexo më shumë

Kontraktori i sha OSHEE për zhvillimin e kontrollit për monitorimin e nënstacionit të ri 110/35/10 kV në Çorovodë.

Kontraktori i sha OSHEE për zhvillimin e kontrollit për monitorimin e nënstacionit të ri 110/35/10 kV në Çorovodë.

31 Gusht 2017

lexo më shumë

Bli kasën me këste!

Së bashku ti themi JO evazionit fiskal!

9 Tetor 2015

lexo më shumë