Mund të na kontaktoni në çdo kohë në numrin pa pagesë 0800-20-40

Kontrolli periodik, detyrim ligjor.

E Enjte, 15 Dhjetor 2011

Lajme te tjera

Kontrolli periodik i kasës fiskale është një detyrim ligjor, përcaktuar me vendim qeverie, ku janë të paraqitura edhe tarifat. Për këtë pjesë të VKM-së, AED është treguar mjaft e kujdesshme me klientët duke sqaruar me hollësi detyrimet që kompania jonë ka ndaj biznesit dhe anasjelltas.
Kontrolli periodik kryhet një herë në gjashtë muaj, (dy herë në vit), dhe kushton 4800 lekë (9600 lekë në vit). Kompania është e detyruar të sqarojë, në respekt ndaj partnerëve të saj se kontrollet janë të detyruara dhe nuk kanë lidhje me garancinë 1-vjeçare. P.sh, nëse klienti e nis shërbimin e aktivitetit të tij me kasën e AED, në 25 dhjetor, atëherë i lind detyrimi ligjor për të kontrolluar pajisjen fiskale, më 25 qershor.

Megjithatë, për t’i qëndruar sa më afër klientit dhe për t’i dhënë mbështetjen e plotë, AED u jep avantazhin e kontrollit të parë periodik falas!

Gjithashtu, theksojmë se kontrolli periodik ndryshon nga tarifa e shërbimit për nevojat e klientit ndaj kasës së dëmtuar. Në rast se një biznesi i dëmtohet kasa apo nuk i punon për shkaqe të keqpërdorimit nga ana e tij, atëherë AED vë në dispozicion stafin, shërbimet e të cilit kushtojnë 1200 lekë, në rast se ofrohet brenda ambienteve (zyrat) të kompanisë dhe 3000 lekë kur teknikët tanë shkojnë në destinacionin e klientit.

Ndërtimi i rrjetit kompjuterik në një bazë ushtarake.

Ndërtimi i rrjetit kompjuterik në një bazë ushtarake.

7 Shtator 2017

lexo më shumë

OSHEE

OSHEE

7 Shtator 2017

lexo më shumë

Kontraktori i sha OSHEE për zhvillimin e kontrollit për monitorimin e nënstacionit të ri 110/35/10 kV në Çorovodë.

Kontraktori i sha OSHEE për zhvillimin e kontrollit për monitorimin e nënstacionit të ri 110/35/10 kV në Çorovodë.

31 Gusht 2017

lexo më shumë

Bli kasën me këste!

Së bashku ti themi JO evazionit fiskal!

9 Tetor 2015

lexo më shumë