Mund të na kontaktoni në çdo kohë në numrin pa pagesë 0800-20-40

“Kompania lider në Projektimin dhe Zhvillimin e Sistemeve Fiskale”

E Enjte, 13 Dhjetor 2012

Lajme te tjera

Për kontributin e dhënë ndaj bizneseve me ofrimin e pajisjeve dhe sistemeve fiskale cilësore dhe të teknologjisë me të fundit, AED u vlerësua me çmimin “Kompania lider në Projektimin dhe Zhvillimin e Sistemeve të Avancuara Fiskale dhe Administrative”. Çmimi u dha nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë sëTiranës, në kuadër të 115-vjetorit të krijimit, gjatë mbrëmjes gala, zhvilluar më 13 dhjetor 2012. Pjesëmarrësit ishin të shumtë, jo vetëm nga bota e biznesit, ku nuk mungoi ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, z.Edmond Haxhinasto. Ishte pikërisht ministri që dorëzoi çmimin e “liderit në këtë sektor” për kompaninë AED, bashkë me urimin për suksese të mëtejshme. 

Komisioni i ngritur nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë për vlerësimin e kompanive me standarde të larta në aktivitetin e tyre, pas analizimit me kujdes të rezultateve, e akordoi çmimin bazuar mbi motivacionin e punës korrekte, në shërbim të biznesit. “AED ofron një konsulence tepër efikase për sistemet fiskale dhe administrative, si dhe realizon një mirëmbajtjeje shëmbullore për përdorimin e pajisjeve fiskale”. Tjetër motiv që shtyu komisionin e përbërë nga një grup ekspertesh nga fusha të ndryshme të jetës në vend lidhet me faktin se kompania AED “ofron shërbime profesional e me standarde evropiane ndaj biznesit shqiptar”. 

Gjithësej u ndanë 10 çmime për bizneset e suksesshme dhe 4 çmime “mirënjohjeje” për bizneset bashkëpunuese me Dhomën e Tregtisë. Kjo është hera e parë që Dhoma akordon çmime të kësaj natyre, ndërsa z.Haxinasto shprehu konsiderata për punën e bërë nga kompanitë në rritjen e standardeve dhe cilësisë. 

“Kjo është një përpjekje për të evidentuar biznesin që ka mundur të rrisë standardet e tij në treg dhe çmimet u ndanë bazuar në performancën e kompanive me logjiken e ftohtë të shifrave”, deklaroi kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Indutrisë, Tiranë, Nikolin Jaka. Në ceremoni morën pjesë sipermarrës shqiptarë dhe të huaj, njerëz nga bota akademike dhe politika, të artit dhe kulturës.

Ndërtimi i rrjetit kompjuterik në një bazë ushtarake.

Ndërtimi i rrjetit kompjuterik në një bazë ushtarake.

7 Shtator 2017

lexo më shumë

OSHEE

OSHEE

7 Shtator 2017

lexo më shumë

Kontraktori i sha OSHEE për zhvillimin e kontrollit për monitorimin e nënstacionit të ri 110/35/10 kV në Çorovodë.

Kontraktori i sha OSHEE për zhvillimin e kontrollit për monitorimin e nënstacionit të ri 110/35/10 kV në Çorovodë.

31 Gusht 2017

lexo më shumë

Bli kasën me këste!

Së bashku ti themi JO evazionit fiskal!

9 Tetor 2015

lexo më shumë