Mund të na kontaktoni në çdo kohë në numrin pa pagesë 0800-20-40

Stafi

Kompania AED ka punuar me kujdes në përzgjedhjen e stafit. Duke e qenë e shtrirë në të gjithë Shqipërinë, sipas rajoneve me degët përkatëse, AED ngriti një sistem rekrutimi të stafit sipas standardeve bashkëkohore, duke aplikuar skemën e filtrimit me anë të testeve të shumta.
Stafi aktual ka kaluar disa faza përzgjedhjeje dhe herë pas here, drejtuesit e kompanisë testojnë aftësitë e punonjësve të tyre, vetëm për vetëm për të qenë të trajnuar mirë për shërbimet që do tu ofrojnë klientëve.
Portofoli i burimeve njërëzore është i ndërthurur me eksperiencën dhe motivimin që u jepet punonjësve të rinj. AED ka besuar tek brezi i ri, i cili përshtatet me teknologjinë e re dhe me dëshirën për të punuar. Jo më kot rreth 60 për qind e stafit janë pjesë e teknikës, bazuar në prioritetet e shoqërisë, sikurse 10 për qind janë të fokusuar te shërbimet. Nuk mund të mbtet pas marketingu për ofrimin e gamës së gjërë të produkteve dhe tarifave, stafi i të cilit në AED zë një peshë prej 25 për qind.

Stafi ynë teknik përbëhet nga:
  • Specialistë IT
  • Inxhinierë elektronikë
  • Inxhinierët e telekomunikacionit
  • Inxhinierët elektrikë
  • Inxhinierë ndërtimi
  • Inxhinierë mekanikë
  • Architects

Adresa dhe Numrat e Kontatit

Na kontaktoni në numrat:

0800-20-40

2261100

2390600

Dërgoni email direkt tek:

suport[at]aed[dot]al

Ose na visitoni në adresën tonë:

Rruga George W. Bush
Kulla e parë, Kati i dytë
Zyrat e AED
Tiranë 1001, Shqipëri