Mund të na kontaktoni në çdo kohë në numrin pa pagesë 0800-20-40

Factorial

Është shërbimi më i avancuar që ofrohet për të parë në Shqipëri, përmes kompanisë AED. Falë përkushtimit tonë për tu gjendur sa më afër me klientin, nevojës për të rritur shërbimet dhe për t’ia bërë punën më të lehtë, kompania mundëson shërbimin e ri.

Përmes kasës fiskale kryhen pagasa për produkte-shërbime shtesë, si shlyerja e detyrimit për faturat e telefonit, ujit dhe energjisë elektrike, sikurse mund të rimbushësh llogarinë e telefonit celular, të kryesh pagesat për sigurimet, e deri te veprimet e tjera, si pagesa e gjobave, etj.

Pra, me anë të kasës fiskale, çdo individ mund t’i drejtohet pikave tona të autorizuar, që mund të jenë edhe markete, apo dyqane të posaçme, për të kryer veprimet e nevojshme, pa qenë nevoja të qëndrojë në radhë nëpër sportele. Gjithsej numëron rreth 27 mijë kasa të regjistruara nga AED, në të gjithë Shqipërinë.

Duhet theksuar se sistemi ofron shërbime nga më të ndryshmet dhe paraqet siguri.

Serveri i factorial bën të mundur lidhjen e të gjitha kasave, në një grup të vetëm. Gjithsej numëron rreth 27 mijë kasa të regjistruara nga AED, në të gjithë Shqipërinë.

Projekti ka nisur në gusht të 2011 dhe synimi është që brenda këtij viti të bëjë të mundur ofrimin e shërbimit faktorial për rreth 2 mijë biznese, dhe brenda tre viteve për 15 mijë biznese, partnere të AED-së.

Çdo qytet ka zyrën rajonale, që bën të mundur shpërndarjen e pajisjeve dhe lidhjen e tyre me shërbimin faktorial. Pra, ai subjekt, i autorizuar nga AED, do të jetë njëkohësisht edhe distributori i këtij shërbimi tepër të avancuar.

Pajisja fiskale është e lidhur me tatimet, njëkohësisht edhe me serverin e kompanisë, në mënyrë që të ofrojë shërbimet e mundshme, të listuara në mënunë, e cila do të azhornohet automatikisht.

Duke qenë se një pjesë e shërbimeve lidhen me pagesën e faturave, atëherë natyrshëm që kasa do të jetë e lidhur edhe me sistemin bankar. Pra, duket qartë se me një pajisje të vogël fiskale, bëhet e mundur kryeja e gjithë këtyre shërbimeve.

Kompania garanton faktin se ky shërbim është tepër i thjeshtë për tu përdorur dhe ofruar. Vet AED merr përsipër trajnimin dhe instalimin e shërbimit të ri, me anë të stafit të kualifikuar.

Për ta kuptuar më qartë, pajisja do të ketë të instaluar menynë e shërbimeve, e cila azhurnohet automatikisht, sikurse do të ketë edhe gjendjen e llogarisë për çdo verim të realizuar me shërbimin Faktorial. Asgjë nuk është e vështirë, apo e komplikuar, pasi me një të klikuar çdo veprim realizohet lehtësisht.

Pra, kompania AED ka investuar në thjeshtëzimin e veprimeve, të cilat janë të lidhura online me serverin tonë, në mënyrë që partnerët tanë ta kenë punën më të lehtë për shitje të çfarëdo lloj produkti apo shërbimi.

Avantazhet

Ofrimi i shërbimeve shtesë Faktorial për partnerët që disponojnë kasat fiskale të AED do të sjellë natyrisht avantazhe shtesë. Për çdo shitje të realizuar, poseduesi i të drejtës së shëbimit Faktorial, pra subjekti që kryen veprimin me kasën do të përfitojë një komision të posaçëm, në varësi të shërbimit.

Ky shërbim natyrshëm rrit fitimet e atyre kompanive që do të kenë të drejtën e programit të ri. Këtë të drejtë nuk do ta kenë të gjithë, por do të shprëndahet në varësi të klientelës, zonës, etj.

Tjetër avantazh që bën të mundur zhvillimin e aktivitetit privat, partner me AED ka të bëjë me faktin se shërbimet Faktorial janë të lidhura edhe me shtetet fqinje, Italia dhe Kosova, me të cilat Shqipëria ushtron një aktivitet të gjërë tregtar, si dhe lidhje të ngushta social-ekonomike. Të interesuarit që kërkojnë të bëjnë pagesa për qëllime të ndryshme me këto shtete, mund ta realizojnë fare mirë, si psh pagesa e faturave të energjisë elektrike, ujit, etj. 

SHERBIMET E FACTORIAL

-Rimbushjet telefonike
-Rimbushjet telefonike ndërkombëtare
-Pagesat e faturave: telefonike, drita, ujë, internet
-Pagesat e gjobave
-Sigurimi i jetës
-Rimbushja e llogarive për lojrat e fatit
-Bingo 7

Mbështetje ON-LINE

Asistenca On-Line për problemet teknike mbi pajisjen fiskale