Equimatic konsiderohet një nga shërbimet më të avancuara teknologjikisht në Shqipëri. Ai funksionon me kartë abonimi, e cila përdoret si nga shitësit e pikës, ashtu edhe nga abonentët e thjeshtë. Abonentët mund të blejnë karburant sipas kërkesës, në litra ose lek, me kufizime mujore, javore apo ditore.
Karta siguron kontroll të sasisë aktuale në depozitat e pikës, mundësi për furnizim nga qendra, dhe lidhje me kamerat e pikës së shitjes, duke ofruar transparencë të plotë mbi shitjet për secilën pistoletë dhe identitetin e shitësve.
Backoffice
- Të gjitha të dhënat transmetohen në serverin qendror të zyrave qendrore.
- Backoffice mundëson menaxhimin e të gjitha pikave me version frontoffice.
- Nga backoffice mund të ndryshohen çmimet, të aktivizohen kartat për klientët, dhe të kontrollohen shitjet e secilës pikë karburanti.
- Përveç kësaj, ofrohet shërbimi WebReport, për të monitoruar shitjet, sasinë e depozitave dhe vendndodhjen e pikave në kohë reale

