Pyetjet më të shpeshta
Përgjigje për pyetjet që na bëni më shpesh rreth AedCloud. Nuk e gjeni përgjigjen që kërkoni? Na kontaktoni.
Cilat module përfshin AedCloud?
AedCloud është sistem fiskalizimi dhe menaxhimi biznesi që funksionon si shërbim në cloud (SaaS). Llogarinë tuaj e porositni online, dhe ajo aktivizohet pas aprovimit nga ekipi ynë.
Pika e shitjes (POS)
- Shitje me para në dorë
- Funksionon edhe kur ndërpritet interneti
- Shkarkim automatik i magazinës
Inventari
- Menaxhim i transfertave mes magazinave
- Kontroll në kohë reale i gjendjes së magazinës
- Shtim i shpejtë i produkteve të reja
Faturimi
- Shitje pa para në dorë
- Faturim i thjeshtë për çdo klient
- Raporte të detajuara të shitjeve
Sa kushton AedCloud?
Licenca e AedCloud për menaxhimin dhe fiskalizimin e biznesit ofrohet falas. Paketa e shërbimeve kushton 8 000 lekë për çdo SN (me TVSH) dhe përfshin:
- Hostimin dhe mirëmbajtjen në Amazon Web Services
- Konfigurimin e sistemit për biznesin tuaj
- Konfigurimin e magazinave sipas SN-ve aktive në SelfCare
- Trajnimin fillestar
- Mirëmbajtjen për 1 vit
Cilat dokumente nevojiten për aplikim?
Në momentin e paraqitjes në zyrat tona, ju lutemi të sillni:
- Kopjen e NIPT-it
- Kopjen e dokumentit të identitetit të administratorit
- Autorizimin e administratorit për nënshkrimin e kontratës AedCloud
- Skedarin Excel me SN-të aktive, të eksportuar nga SelfCare
- Skedarin Excel me operatorët, të eksportuar nga SelfCare
A ka kosto shtesë gjatë vitit?
Jo. Gjatë gjithë vitit nuk ka asnjë kosto shtesë. Me AedCloud përfitoni përdorim të pakufizuar të operacioneve, faturave dhe artikujve, si dhe të gjitha përditësimet.

