Pyetjet më të shpeshta

Përgjigje për pyetjet që na bëni më shpesh rreth AedCloud. Nuk e gjeni përgjigjen që kërkoni? Na kontaktoni.

Cilat module përfshin AedCloud?

AedCloud është sistem fiskalizimi dhe menaxhimi biznesi që funksionon si shërbim në cloud (SaaS). Llogarinë tuaj e porositni online, dhe ajo aktivizohet pas aprovimit nga ekipi ynë.

Pika e shitjes (POS)

  • Shitje me para në dorë
  • Funksionon edhe kur ndërpritet interneti
  • Shkarkim automatik i magazinës

Inventari

  • Menaxhim i transfertave mes magazinave
  • Kontroll në kohë reale i gjendjes së magazinës
  • Shtim i shpejtë i produkteve të reja

Faturimi

  • Shitje pa para në dorë
  • Faturim i thjeshtë për çdo klient
  • Raporte të detajuara të shitjeve
Sa kushton AedCloud?

Licenca e AedCloud për menaxhimin dhe fiskalizimin e biznesit ofrohet falas. Paketa e shërbimeve kushton 8 000 lekë për çdo SN (me TVSH) dhe përfshin:

  • Hostimin dhe mirëmbajtjen në Amazon Web Services
  • Konfigurimin e sistemit për biznesin tuaj
  • Konfigurimin e magazinave sipas SN-ve aktive në SelfCare
  • Trajnimin fillestar
  • Mirëmbajtjen për 1 vit
Cilat dokumente nevojiten për aplikim?

Në momentin e paraqitjes në zyrat tona, ju lutemi të sillni:

  1. Kopjen e NIPT-it
  2. Kopjen e dokumentit të identitetit të administratorit
  3. Autorizimin e administratorit për nënshkrimin e kontratës AedCloud
  4. Skedarin Excel me SN-të aktive, të eksportuar nga SelfCare
  5. Skedarin Excel me operatorët, të eksportuar nga SelfCare
A ka kosto shtesë gjatë vitit?

Jo. Gjatë gjithë vitit nuk ka asnjë kosto shtesë. Me AedCloud përfitoni përdorim të pakufizuar të operacioneve, faturave dhe artikujve, si dhe të gjitha përditësimet.