Në AED, ne e kuptojmë rëndësinë e bashkëpunimit dhe krijimit të marrëdhënieve të forta me partnerët tanë. Duke bashkëpunuar me kompani liderë në tregjet e tyre, ne sigurojmë që klientët tanë të përfitojnë nga teknologjitë më të fundit, standardet më të larta të cilësisë dhe zgjidhje inovative. Partnerët tanë janë pjesë e rëndësishme e suksesit tonë dhe ne jemi krenarë për besimin dhe mbështetjen që kemi ndërtuar me ta ndër vite. Së bashku, ne vazhdojmë të zhvillohemi dhe të ofrojmë vlera të qëndrueshme për bizneset dhe komunitetet që ne shërbejmë.

DITRON

DITRON është në gjendje të garantojë një nivel cilësie ndër më të lartët në tregun ndërkombëtar, falë kujdesit që i kushton proçesit të prodhimit, kontrollit të cilësisë dhe teknikave të monitorimit sipas fazave inxhinierike të prodhimit. Sistemi i cilësisë së DITRON përputhet me rregullat e ISO 9001:2000 dhe njihet nga UKAS. Ditron ishte një nga firmat e para ne Itali që u autorizua për të kryer drejtpërdrejt kontrolle në përputhje me ligjin pa praninë e Inspektorit të Zyrës Financiare.www.diton.eu

Endress+Hauser

Endress+Hauser është një kompani Zvicerane e instrumenteve dhe automatizimit të proceseve. Operon në tregun e instrumenteve me zyra rreth e rrotull botës duke prodhuar instrumente matëse për nivelin, rrjedhjen, presionin dhe temperaturën. Prodhojnë gjithashtu një sërë instrumentesh analitik për matjen e variablave të cilësisë së ujit si pH/ORP, përcjellshmëria, oksigjeni i tretur dhe qartësia. Kompania prodhon një sërë instrumentash të projektuar për përdorim në mjedise të rezikshme dhe kushte ekstreme.www.endress.com

Orpak Systems Ltd

Orpak Systems Ltd jep zgjidhje cilësore për tregun e karburanteve me pakicë dhe sektorin emenaxhimit të autoboteve. Orpak është udhëheqës global në tregun e automatizimit të pikave të karburantit dhe të sistemeve të pagesave të bazuara në identifikimin e automjeteve. Sistemet dhe produktet e Orpak janë përdorur për më shumë se 10 vjet në më shumë se 14.000 stacione shërbimi dhe në 3 milion automjete në 30 vende të botës. Zgjidhjet që kjo kompani ofron përmirësojnë manaxhimin duke vënë në përdorim pajisje të avancuara për të rritur të ardhurat dhe fitimin si pasojë e rritjes së cilësisë së shërbimit në pikat e karburantit.www.orpak.com

Sampi

Sampi është kompani e njohur italiane, lider në tregun ndërkombëtar prej më shumë se 60 vjetësh. Të gjitha produktet e saj janë të certifikuara me standardin ISO9001, duke garantuar siguri të lartë. Prej janarit 2002 u bashkua me rrjetin e kompanive Sampi IDEX. Duke ruajtur lidershipin në gamën e produkteve të saj, IDEX përcjell gjithmonë diversitet, inovacion dhe përsosmëri për mijëra konsumatorë të vlerësuar në mbarë botën. Linjat kryesore përfshijnë pompa matëse për produktet e naftës dhe lendeve kimike, bashkë me sistemet e shpërndarjes me shpejtësi të lartë, automatizimin e kamionëve cisternë me matës elektronike dhe terminale për sisteme automatizimi..www.sampi.it

Gilbarco Veeder-Root

Gilbarco Veeder-Root një vartës i Danaher Corporation, është një furnizues i shpërndarësve të karburantit, sistemeve të pikave të shitjes dhe shërbimeve mbështetëse në të gjithë botën. Gilbarco Veeder-Root e ka qendrën në Greensboro, Karolina e Veriut dhe punëson afërsisht 4000 njerëz në të gjithë botën.www.gilbarco.com