Stafi

Kompania AED ka punuar me kujdes në përzgjedhjen e stafit. Duke e qenë e shtrirë në të gjithë Shqipërinë, sipas rajoneve me degët përkatëse, AED ngriti një sistem rekrutimi të stafit sipas standardeve bashkëkohore, duke aplikuar skemën e filtrimit me anë të testeve të shumta. Stafi aktual ka kaluar disa faza përzgjedhjeje dhe herë pas here, drejtuesit e kompanisë testojnë aftësitë e punonjësve të tyre, vetëm për vetëm për të qenë të trajnuar mirë për shërbimet që do tu ofrojnë klientëve. Portofoli i burimeve njërëzore është i ndërthurur me eksperiencën dhe motivimin që u jepet punonjësve të rinj. AED ka besuar tek brezi i ri, i cili përshtatet me teknologjinë e re dhe me dëshirën për të punuar. Jo më kot rreth 60 për qind e stafit janë pjesë e teknikës, bazuar në prioritetet e shoqërisë, sikurse 10 për qind janë të fokusuar te shërbimet. Nuk mund të mbtet pas marketingu për ofrimin e gamës së gjërë të produkteve dhe tarifave, stafi i të cilit në AED zë një peshë prej 25 për qind.