Çertifikimet

Kompania AED i kushton mjaft rëndësi sigurisë së produkteve dhe garanci të shërbimeve. Si detyrim ndaj partnerëve dhe kritereve të tregut, AED përmbushi një tjetër mision tepër të vlefshëm, që konsiston në certifikimin e pajisjeve dhe sistemeve fiskale. Certifikata e parë, ISO 9001:2008 është marrë për Cilësinë, më 15 Dhjetor 2010, kurse Certifikatën e dytë, ISO 27001:2005 kompania AED e ka marrë për Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit,më 16 Mars 2011.

Për të realizuar standartet kompania AED plotësoi të gjitha kriteret e kërkuara nga organizatat e njohura në fushën e certifikimit. Gjithashtu, kriteret për marrjen e certifikatave janë implementuar me kohë nga kompania, duke i bërë pjesë të procesit të saj të punes. Sakaq, në dhjetor të vitit 2011, pas një auditimi të plotë, AED rezultoi e suksesshme në zbatimin e Certifikatave ISO 9001:2008 dhe ISO 27001:2005, duke treguar korrektësi në realizimin e standardeve.

ISO 9001:2008

Certfikata specifikon nevojat për një sistem manaxhimi të cilësisë së lartë, duke i dhënë mundësi kompanisë AED të tregojë aftësinë për të ofruar vazhdimisht produkte që plotësojnë kërkesat e klientit dhe kriteret e detyrueshme me ligj. Nëpërmjet aplikimit efektiv të sistemit, Certifikata realizon planet e klientit, duke perfshirë proceset në përmirësim të vazhdueshëm të sigurisë në përputhje me kërkesat e partnerit dhe procedurave të rrgulluara me ligj.