Politikat e sigurise

Politikat e sigurise se informacionit:

A.E.Distribution është një kompani që tregëton dhe shpërndan pajisje elektrike dhe elektronike si dhe shërbime pas shitjes së tyre. A.E.Distribution ka zbatuar Sistemin e Manaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS) sipas ISO27001:2005 në proceset e saj të ushtrimit të aktiviteteve: implementim i projekteve të energjisë dhe telekomunikacionit dhe në projektim dhe zbatim të punëve publike.

Për këtë qëllim ne duhet:

• Zhvillimi dhe implementimi i proceseve dhe politikave të matshme duke pasur parasysh mbrojtjen e aseteve të informacionit të kompanisë nga të gjitha rreziqet, qofshin këto të brendshme apo të jashtme.

• Nxitja e besimit të klientit duke vepruar në përputhje me standardet e sigurisë dhe duke kontrolluar vazhdimisht sistemet.

• Përmirësimi i vazhdueshëm i Sistemit të Manaxhimit të Sigurisë së Informacionit (ISMS) nëpërmjet vendosjes së rregullave dhe rishikimit të rregullt të objektivave të matshëm të sigurisë të lidhura me funksionimin dhe nivelin e kompanisë.

• Angazhimi për të përmbushur kushtet e rregullores ligjore dhe të bisnesit si dhe detyrimet ligjore kontraktuale.

• Sigurimi i sistemeve për mbrojtjen kundër aksesit të paautorizuar.

• Sigurimi i konfidencialitetit të të dhënave

• Zhvillimi, implementimi dhe testimi i Planit të Komunitetit të Bisnesit

• Krijimi i mekanizmave për identifikimin dhe rishikimin e rrezikut dhe ndikimit të shkeljeve në lidhje me informacionin e mbrojtur

• Komunikimi i të gjitha politikave të sigurisë me klientët, punonjësit dhe palët e tjera të interesuara

• Manaxhimi duhet të sigurojë që kjo politikë është komunikuar, kuptuar, implementuar dhe mirëmbajtur në nivel kompanie dhe të rishikohet vazhdimisht për të qene e përshtatshme.