Kompania AED i kushton një rëndësi të veçantë sigurisë së produkteve dhe cilësisë së shërbimeve. Si detyrim ndaj partnerëve dhe kritereve të tregut, AED ka përmbushur një tjetër mision të rëndësishëm: çertifikimin e pajisjeve dhe sistemeve fiskale. Çertifikata e parë, ISO 9001:2008, është akorduar për Cilësinë më 15 Dhjetor 2010, ndërsa Çertifikata e dytë, ISO 27001:2005, për Sistem Menaxhimi të Sigurisë së Informacionit, është arritur më 16 Mars 2011.

Për të realizuar standardet e kërkuara, kompania AED ka plotësuar të gjitha kriteret e nevojshme nga organizatat e njohura në fushën e çertifikimit. Kriteret për marrjen e këtyre çertifikatave janë implementuar me kohë, duke u bërë pjesë e proçesit të punës së saj. Në dhjetor të vitit 2011, pas një auditimi të plotë, AED arriti sukses në zbatimin e Çertifikatave ISO 9001:2008 dhe ISO 27001:2005, duke dëshmuar korrektësi në realizimin e standardeve.

AED është rregullisht e renditur ndër bizneset më të suksesshme në Shqipëri dhe ka fituar disa çertifikata ISO që dëshmojnë përkushtimin ndaj standardeve të cilësisë dhe sigurisë: