Factorial është një shërbim inovativ i ofruar nga AED, që mundëson kryerjen e pagesave të ndryshme direkt nga kasa fiskale. Përmes këtij sistemi, përdoruesit mund të shlyejnë fatura të telefonisë, ujit, energjisë elektrike, të rimbushin llogaritë celulare, të paguajnë sigurime apo gjobat, pa pasur nevojë të presin në sportele.

Shërbimi mbështetet nga mbi 27,000 kasa fiskale të regjistruara në të gjithë Shqipërinë dhe garanton siguri, lehtësi dhe efikasitet në çdo transaksion. Partnerët që ofrojnë Factorial përfitojnë komisione shtesë dhe mbështetje të plotë teknike nga AED.

Me Factorial, çdo biznes ka mundësi të zgjerojë shërbimet e tij dhe të rrisë fitimet përmes një sistemi të thjeshtë, të integruar dhe të besueshëm.

Avantazhet për partnerët

Shërbimet Faktorial sjellin përfitime të konsiderueshme për partnerët që përdorin kasat fiskale të AED. Për çdo transaksion të realizuar, subjekti që kryen veprimin përfiton një komision të posaçëm, në varësi të shërbimit.

Ky sistem rrit fitimet e kompanive që përfshihen në program dhe shpërndahet në bazë të klientelës, zonës dhe kapacitetit të partnerit.